Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Takimi LIVE në Shtëpinë e Bardhë me Zelensky-in, Trump planifikon të telefonojë Putinin pas bisedimeve të sotme
Presidenti Donald Trump tha se planifikon të telefonojë Presidentin rus Vladimir Putin pas bisedimeve të tij në Shtëpinë e Bardhë sot me udhëheqësit evropianë dhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. “Ai pret telefonatën time kur të mbarojmë me këtë takim”, tha Trump. Ai tha se do të propozonte idenë e një takimi trepalësh midis tij, Putinit dhe Zelensky gjatë bisedës. “Mund të kemi ose jo një takim trepalësh . Nëse nuk kemi një takim trepalësh, atëherë luftimet vazhdojnë, dhe nëse i kemi, kemi një shans të mirë – mendoj se nëse kemi një takim trepalësh, ka një shans të mirë që ndoshta t’i japim fund”, tha Trump. Top Channel