Çfarë do të nënkuptonte për Ukrainën një pakt “si Neni 5”?

Çfarë do të nënkuptonte për Ukrainën një pakt “si Neni 5”?

Donald Trump dhe Vladimir Putin SHBA-Garancitë e sigurisë për Kievin janë një çështje kyç në përpjekjet për t’i dhënë fund luftimeve gjatë pushtimit rus të Ukrainës, dhe tani i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, e ka vendosur në qendër të vëmendjes termin “sikurse Neni 5″. Më 17 gusht, Witkoff i tha rrjetit televiziv amerikan, CNN, se gjatë samitit në Alaskë ishte arritur marrëveshje që SHBA-ja dhe aleatët e saj të ofronin garanci “vendimtare” për Ukrainën në formën e “mbrojtjes si Neni 5”, edhe pse nuk dha hollësi konkrete. Sipas tij, pas takimit mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij rus, Vladimir Putin, Rusia nuk do ta kundërshtonte një gjë të tillë si pjesë e një kuadri të mundshëm paqeje. Fraza lidhet...