Ndalohet polaku në Qafë Thanë, iu gjetën thika, radio-marrëse e pistoletë me gaz

Ndalohet polaku në Qafë Thanë, iu gjetën thika, radio-marrëse e pistoletë me gaz

Në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Thanës, shërbimet e Policisë kanë zbuluar armë të ftohta dhe mjete të tjera të dyshuara gjatë kontrollit në një automjet që drejtohej nga një shtetas polak. Gjatë verifikimit, në mjetin e shtetasit R. R., 39 vjeç, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 thika, 4 radio-marrëse, 1 pistoletë me gaz dhe 1 sëpatë. Pas procedurave ligjore, materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ku ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 39-vjeçarin, për veprat “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.