Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Donald Trump
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti në Shtëpinë e Bardhë, ku u prit nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Dyshja shtrëngojnë duart përpara se Trump të ftonte Zelenskyn brenda për bisedimet e tyre të shumëpritura me qëllim për t’i dhënë fund luftës me Rusinë. Ky takim vendimtar në Shtëpinë e Bardhë, i thirrur me nxitim të madh, mund të jetë njëkohësisht më i vështiri me të cilin është përballur Presidenti Zelensky deri më tani. Donald Trump do t’i paraqesë udhëheqësit ukrainas një plan që diskutoi me Presidentin Putin në Alaska të premten, duke propozuar që Ukraina të heqë dorë nga kontrolli i territorit në lindje të vendit, duke përfshirë zonat që nuk janë të pushtuara nga Rusia dhe të marrë garanci për sigurinë e ardhshme të...