Dasma kthehet në tragjedi, 3 shqiptarë aksidentohen për vdekje në Greqi (EMRAT)

Dasma kthehet në tragjedi, 3 shqiptarë aksidentohen për vdekje në Greqi (EMRAT)

PAMJE NGA AKSIDENTI GREQI- Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës një të mesditës së sotme, në autostradën Egnatia pranë Komotinisë në lindje të Greqisë me viktima 3 shtetas shqiptarë. Aksidenti ka ndodhur pasi një kamion është përplasur me dy makina në pikën e pagesës Iasmos, ku udhëtonin 4 shqiptarë, dy burra dhe dy gra. Mjetet shpërthyen në flakë pas përplasjes duke rezultuar në karbonizimin e tre nga katër pasagjerëve në njërën prej makinave. Si pasojë humbën jetën: Viktor Bushi, 59 vjeç banues ne Metamorfosi, Athinë. Klarenc Kacaj, 61 vjeç banues Dhrapecona, Athinë. Marianka  Bushi Aliraj 57 vjeç. E plagosur në spital ndodhet Mardalena Kaçaj 49-vjeçe. Shoferi bullgar i kamionit është gjithashtu i plagosur rëndë. “Protothema” shkruan se ai është operuar dhe po trajtohet në spital jashtë rrezikut për jetën. Sipas...