Arratiset nga spitali i burgosuri shqiptar, 28-vjeçari ikën para syve të gardianëve! Blindohet kufiri grek

Arratiset nga spitali i burgosuri shqiptar, 28-vjeçari ikën para syve të gardianëve! Blindohet kufiri grek

PAMJE NGA VENDNGJARJA GREQI-Një i burgosur shqiptar 28 vjeç është arratisur sot nga spitali i Kosturit në Greqi, ku ishte shtruar në repartin kirurgjikal të Spitalit të Përgjithshëm të këtij qyteti. 28-vjeçari, i cili ishte shtruar në klinikën kirurgjikale të Spitalit të Përgjithshëm të Kosturit, u arratis në rrethana të paqarta, edhe pse mbahej nën vëzhgim nga gardianët.  Autoritetet dyshojnë se 28-vjeçari mund të ketë pasur ndihmë nga jashtë për të realizuar arratisjen. Prokuroria është informuar për incidentin dhe pritet një urdhër për të publikuar detajet dhe foton e 28-vjeçarit të arratisur. Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore të Kosturit, duke pasur parasysh se zona ndodhet pranë kufirit me Shqipërinë. /ZËRI