Defekt në linjën e furnizimit, qytetarët e Fierit përballen me reduktim të ujit të pijshëm

Defekt në linjën e furnizimit, qytetarët e Fierit përballen me reduktim të ujit të pijshëm

Qytetarët e Fierit do të kenë reduktim në furnizimin me ujë të pijshëm. Njoftimi është bërë nga Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Fier, ku reduktimi i ujit të pijshëm vjen për shkak të një defekti në linjën e furnizimit. “Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Fier sh.a njofton qytetarët se, për shkak të një defekti në linjën e furnizimit, gjatë ditës së sotme do të ketë reduktim në furnizimin me ujë të pijshëm në qytetin e Fierit”, njofton Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Fier. Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Fier thotë se “ekipet tona ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit në kohën më të shkurtër të mundshme”.