Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksidenti i rëndë në Greqi, identifikohen 3 shqiptarët që humbën jetën dhe e plagosura
Identifikohen viktimat e aksidentit të rëndë në autostradën ‘Egnatia’ në Greqi, ditën e sotme, ku viktima mbetën tre shqiptarë. Mësohet se viktimat janë identifikuar si Viktor Bushi, banues në Metamorfosi, Athinë, Klarenc Kacaj, banues Dhrapecona dhe Marianka Bushi (Aliraj). Kurse e plagosur ne spital dhe me plagë të rënda është Mardalena Kacaj. Ajo ndodhej në sediljen mbas drejtuesit të automjetit dhe u nxor nga kalimtarët që iu erdhën në ndihmë, edhe pse mjeti shpërtheu në flakë, por nuk u arrit të shpëtoheshin të tjerët. Nga përplasja e kamionit me dy mjetet u plagos edhe shoferi i mjetit të parë, si dhe 4 anëtarët e një familjeje greke, dy prej të cilëve fëmijë të mitur.