VIDEO-PAMJET/ Ja çfarë mbeti pas aksidentit me 3 shqiptarë të vdekur në Greqi

VIDEO-PAMJET/ Ja çfarë mbeti pas aksidentit me 3 shqiptarë të vdekur në Greqi

Skena tmerri u regjistruan mesditën e sotme në autostradën Egnatia, në drejtim nga Komotina drejt Ksantisë, rreth 300 metra nga pika e pagesës në Iasmo. Pamjet që vijnë nga vendngjarja pas aksidentit të rëndë, tregojnë se, përplasja ka qenë mjaft e fuqishme. Aksidenti i rëndë automobilistik me 3 shqiptarë të vdekur ndodhi pasi një kamion i drejtuar nga një shtetas bullgar u përplas frontalisht me një veturë në të cilën udhëtonin katër shtetas me origjinë shqiptare nga veriu i Shqipërisë. Nga përplasja e fuqishme shpërtheu një zjarr i madh, duke bërë që tre nga pasagjerët e veturës të digjeshin për vdekje në vendngjarje. Viktimat janë një burrë 59 vjeç (shoferi), dhe dy pasagjerë, një 61-vjeçar dhe një 57-vjeçare. Një grua 49 vjeçare arriti të shpëtojë...