Rritja e kredisë për individë arriti “majat” në gjysmën e parë të vitit

Rritja e kredisë për individë arriti “majat” në gjysmën e parë të vitit

Rritja e kredisë për individë është përshpejtuar më tej në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja vjetore e kredisë për individë nga bankat ka arritur në 17.4%, ose 1.1 pikë përqindje më shumë se në fund të vitit 2024. Rritja ka qenë e luhatshme në tremujorin e parë dhe më e fortë në atë të dytin.Në total, kredia për sektorin privat ka vijuar të rritet me norma të larta në terma vjetorë, prej mesatarisht 16% gjatë gjashtë muajve të parë të 2025, normë kjo e ngjashme me atë të gjashtëmujorit paraardhës.Kredia për biznese vijon të japë kontributin kryesor në zgjerimin vjetor të kredisë për sektorin privat me rreth 9 pikë përqindje, por ky kontribut ka ardhur duke u ngadalësuar krahasuar...