Veliaj “liston” shkeljet e SPAK, nënvizon dyshimet për eliminim politik

Veliaj “liston” shkeljet e SPAK, nënvizon dyshimet për eliminim politik

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i kërkon gjyqtarit të Posaçëm, Erion Bani të shpallë të pavlefshëm hetimin e SPAK kundër tij. Në një material shkresor prej 77 faqesh, të përpiluar nga ekipi ligjor kryebashkiaku i pandehur për 4 vepra penale, i arrestuar prej shkurtit të këtij viti, liston si të parën shkelje regjistrimin e hetimit nga kallëzimi i një personi anonim të identifikuar si Nesti Angoni. “Vendimi i Prokurorisë për të regjistruar procedimin penal merr pamjen e një aktivizimi të qëllimshëm të ndjekjes penale mbi një bazë që nuk përmbush asnjë standard ligjor, duke e ekspozuar këtë akt si të nxitur jo nga dyshimi penal, por nga nevoja për të reaguar ndaj një sinjali publik të paautorizuar dhe të pasigurt”, thuhet në pretendimet e kryebashkiakut...