Detaje nga aksidenti tragjik ku humbën jetën 3 shqiptarë në Greqi, po ktheheshin nga një dasmë

Detaje nga aksidenti tragjik ku humbën jetën 3 shqiptarë në Greqi, po ktheheshin nga një dasmë

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Komotini-Ksanthi në Greqi, ku për fat të keq kanë humbur jetën 3 shqiptarë, dy burra dhe një grua, ndërsa disa të tjerë u plagosën. Policia grekë po heton shkaqet e aksidentit të rëndë, ndërsa detaje të reja zbulohen po ashtu. Aksidenti ndodhi mesditën e së hënës (18/08), në kilometrin 537.5 të autostradës Egnatia, kur një kamion u përplas me dy makina të ndalura, të cilat ishin në një radhë prej 600 metrash. Pas përplasjes makinat shpërthyen në zjarr, duke u marrë jetën 3 shqiptarëve. Sipas ERT-së, pasagjerët e dy makinave kishin udhëtuar nga Epiri në Evros për të marrë pjesë në një dasmë. Aksidenti ndodhi gjatë udhëtimit të tyre të kthimit. Ata bërtisnin për “ndihmë”, por askush nuk...