Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rama publikon videon: Një tjetër “mur kinez” ra, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0
Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të hënë një video të re lidhur me aksionin që po zhvillohet në të gjithë vendin, nga veriu në jug, për lirimin e hapësirave publike. “Ja dhe një mur i madh ‘kinez’ që ra sot, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0 edhe për këtë komunitet të bllokuar pas ‘murit’ – madje për të çliruar edhe pemët e mbyllura brenda në lokal.”, shkruan Rama krahas një video ku shihet një moment nga aksioni i IKMT-së për çlirimin e hapësirave publike. Sjellim ndërmend se portali i ri qeveritar “Hapësira ime Publike”, ka regjistruar mbi 3 mijë raste ankesash dhe denoncimesh nga qytetarët, të cilët kanë sinjalizuar autoritetet për hapësirat publike të zëna. Ky aksion është pjesë e projektit kombëtar “Rilindja...