E rëndë/ I dënuar për vepra të rënda penale, arratiset nga spitali shqiptari i burgosur, ja detajet e para

E rëndë/ I dënuar për vepra të rënda penale, arratiset nga spitali shqiptari i burgosur, ja detajet e para

Një 28-vjeçar shqiptar i burgosur, është arratisur ditën e sotme nga spitali i Kosturit. 28-vjeçari, i cili ishte shtruar në klinikën kirurgjikale të Spitalit të Përgjithshëm të Kosturit, u arratis në rrethana të paqarta, edhe pse mbahej nën vëzhgim nga gardianët. Sipas policisë, bëhet fjalë për person të dënuar për vepra të rënda penale dhe ka dyshime se ka pasur bashkëpunëtorë nga jashtë. Policia ka ngritur pika kontrolli në akset kryesore të Kosturit pasi zona është afër me kufirin shqiptaro-grek.