Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës: Dodik nuk është më president i Republikës Sërpska
Presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, i ka përfunduar zyrtarisht mandati, pasi Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës e hodhi poshtë ankesën e avokatit të tij ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Bosnje dhe Hercegovinës, me të cilin atij i hiqet mandati për këtë funksion. Vendimi i Gjykatës është përfundimtar, sipas noftimit të këtij institucioni gjyqësor më 18 gusht. Sipas Ligjit Zgjedhor të Bosnje dhe Hercegovinës, KQZ-ja duhet të shpallë zgjedhje të parakohshme për presidentin e Republikës Sërpska, të cilat duhet të mbahen brenda 90 ditësh. Mandati i presidentit të zgjedhur në këto zgjedhje do të zgjasë deri në zgjedhjet e përgjithshme, të planifikuara për në tetor të vitit të ardhshëm. Më herët, KQZ-ja e Bosnje dhe Hercegovinës mori vendim për t’i hequr mandatin...