Aksident i trefishtë në aksin Dimal-Berat

Aksident i trefishtë në aksin Dimal-Berat

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në fshatin Moravë. Tre mjete janë përplasen mes njëra-tjetrës,ndërkohë që janë lënduar lehtë tre drejtuesit e tyre. Në aksident janë përfshirë: mjeti tip Opel,me targa AA 767 TK, mjeti tip Fiat, me targa AA 966 CE dhe mjeti, tip furgon, me targa AA 815 SP. Tre drejtuesit e mjeteve u dërguan në spitalin e Beratit, për tu ekzaminuar dhe për të marrë mjekim. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore, që po kryejnë kqyrjen e vendngjarjes,për të konkluduar në dinamikën e aksidentit. Forcat e policisë, pas mbërritjes në vendngjarje,stabilizuar në një kohë rekorsld edhe qarkullimin e mjeteve në këtë aks, që ishte për disa minuta vetëm në njërin sens kalimi.