Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga bizneset, Rama ndan pamjet: Ja dhe një mur i madh “kinez” që ra sot
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga një tjetër aksion për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga bizneset. Siç shihet nga pamjet, është liruar një hapësirë e gjerë publike, ku ishte vendosur një ambient lokali. “Ja dhe një mur i madh “kinez” që ra sot, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0 edhe për këtë komunitet të bllokuar pas “murit” – madje për të çliruar edhe pemët e mbyllura brenda në lokal”, shkruan Rama. Top Channel