Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Fëmijët nuk ndahen dot nga rrjetet sociale dhe kjo po u dëmton shëndetin
Koha që të rinjtë kalojnë në rrjetet sociale është më shumë se dyfishuar që nga viti 2010, duke arritur rreth tre orë në ditë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 1 në 10 adoleshentë në vitin 2022 treguan shenja përdorimi problematik dhe varësie nga rrjetet sociale, përfshirë vështirësinë për të kontrolluar përdorimin dhe simptomat e tërheqjes. “Gjithkush e di që krijon varësi,” tha Hanna Kuźmitowicz, një nxënëse gjimnazi nga Polonia që punoi me presidencën polake të BE mbi këtë temë. “Unë i di rreziqet, përfitimet,” i tha ajo Politico-s. “Sërish e përdor.” Kufizime dhe masa të reja Me nxitjen e ekspertëve të shëndetit publik, qeveritë europiane po shqyrtojnë mënyra të reja për të larguar të rinjtë nga telefonat përmes politikave të verifikimit të...