Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Për herë të parë Kina po shpenzon më shumë për fabrika EV jashtë vendit se sa brenda
Kompanitë kineze të makinave elektrike po rrisin investimet në fabrika jashtë vendit, teksa shtojnë konkurrencën ndaj Teslës dhe prodhuesve të tjerë globalë.Për herë të parë që prej vitit 2014, zinxhiri i furnizimit të makinave elektrike (EV) në Kinë vitin e kaluar investoi më shumë jashtë vendit sesa brenda tij, sipas një raporti të firmës amerikane të konsulencës Rhodium Group.Pjesa më e madhe e investimeve të shpallura jashtë vendit, ose 74%, ishte në fabrika baterish, thuhet në raport. Por u vu re se edhe investimet në uzina montimi jashtë vendit po “rriten me shpejtësi”.Planet e shpenzimeve vijnë në një kohë kur prodhuesit kinezë përballen me konkurrencë të ashpër në tregun e brendshëm dhe me tarifa më të larta mbi eksportet. Rritja e fabrikave jashtë vendit mund...