Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
FSHF organizon në shtator turneun UEFA Development U-15 për vajza
Në muajin shtator, Federata e Futbollit do të organizojë turneun UEFA Development U-15 për vajza, një turne që synon zbulimin dhe zhvillimin e talenteve të reja në këtë grupmoshë. Në këtë turne do të marrin pjesë Shqipëria, Estonia, Moldavia dhe Kosova. Ndeshjet do të luhen nga 24 deri më 29 shtator në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në Tiranë. Më poshtë kalendari i plotë i ndeshjeve: Kosovë-Estoni, 24 shtator, 11:00, Shtëpia e Futbollit Shqipëri-Moldavi, 24 shtator, 15:00, Shtëpia e Futbollit Moldavi-Kosovë, 26 shtator, 11:00, Shtëpia e Futbollit Shqipëri-Estoni, 26 shtator, 15:00, Shtëpia e Futbollit Estoni-Moldavi, 29 shtator, 11:00, Shtëpia e Futbollit Shqipëri-Kosovë, 29 shtator, 15:00, Shtëpia e Futbollit