E rëndë në Greqi, 3 shqiptarë humbin jetën si pasojë e një aksidenti tragjik

E rëndë në Greqi, 3 shqiptarë humbin jetën si pasojë e një aksidenti tragjik

Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën Egnatia në Greqi, ku viktima kanë mbetur 3 shqiptarë. Media greke informon se një kamion u përplas me dy makina, të cilat ishin të ndalura në një radhë 600 metrash, duke rezultuar në vdekjen e tre personave dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerëve dhe më lehtë për 3 të tjerë. Konkretisht kamioni thuhet se u përplas ballë për ballë me automjetin përpara tij, i cili u përfshi nga flakët. Në bord ndodheshin 4 banorë shqiptarë të Athinës, një burrë 59-vjeçar, një burrë 61-vjeçar (pasagjer), një grua 57-vjeçare dhe një grua 49-vjeçare. Tre të parët u karbonizuan, ndërsa e fundit arriti të dilte vetë nga makina. Raportohet se shoferi bullgar i kamionit është plagosur rëndë. Zjarri u...