Nga të gjithë filmat e tij, Tarantino përzgjedh si më të mirin ”Inglourious Basterds”

Nga të gjithë filmat e tij, Tarantino përzgjedh si më të mirin ”Inglourious Basterds”

Edhe vetë regjisori i famshëm hollivudian, Quentin Tarantoni ka një film të tijin që e konsideron si më të mirin, shkruan Jack Dunn për variety.com. Gjatë një interviste në podkastin “The Church of Tarantino”, fituesi dy herë i çmimit Oscar, regjisori Quentin Tarantino zbulon filmin e tij të preferuar. “‘Once Upon a Time in Hollywood’ është i preferuari im, ndërsa ‘Inglourious Basterds’ është filmi im më i mirë”, thekson Tarantino. ”Sidoqoftë, mendoj se ‘Kill Bill’ mbetet një film që asnjë tjetër nuk mund ta kishte bërë. Çdo aspekt i tij është kaq i veçantë, pasi është si tentakulat dhe indet e përgjakshme, të nxjerra nga imagjinata ime, vetja ime, dashuritë e mia, pasioni im dhe obsesioni im. Kështu që mendoj se ‘Kill Bill’ është filmi...