Përplasje të forta në Këshillin Bashkiak, miratohet projekti gjigant që do ndryshojë Vlorën

Përplasje të forta në Këshillin Bashkiak, miratohet projekti gjigant që do ndryshojë Vlorën

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës, pika 3 e rendit të ditës, që lidhej me miratimin e projekt-marrëveshjes së bashkëpunimit për rijetëzimin e kompleksit sportiv “Flamurtari”, Pallatit të Sportit dhe zonës urbane përreth, u shoqërua me diskutime të gjata dhe debate të forta. Projektin e shpjeguan në detaje drejtori juridik dhe drejtori i urbanistikës, duke theksuar rëndësinë që ai ka për zhvillimin urban dhe sportiv të qytetit. Ndërkohë, disa këshilltarë ngritën shqetësime për mënyrën e përdorimit të truallit publik dhe përfitimet që qyteti do të ketë nga ky investim. Në mbledhje foli edhe kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, i cili mbështeti fuqishëm projektin, duke e konsideruar një mundësi historike për transformimin e Vlorës dhe sjelljen e infrastrukturës sportive në standarde moderne. Pas diskutimeve...