Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sot, Zelensky në zyrën e Trump! Presidenti i SHBA: Ukraina të heqë dorë nga Krimea, kurrë anëtarësim në NATO
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, së bashku me aleatët kyç evropianë, do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, për një diskutim që mund të ndihmojë në përcaktimin e të ardhmes të shtetit të tij, edhe pse Trump duket se e ngarkoi Zelenskyn me barrën që t’i japë fund luftës me Rusinë. “Presidenti Zelensky i Ukrainës mund t’i japë fund luftës me Rusinë pothuajse menjëherë, nëse dëshiron, ose mund të vazhdojë të luftojë”, tha Trump. Presidenti amerikan gjithashtu përjashtoi mundësinë e lejimit të Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n ose për të rimarrë Krimenë e pushtuar nga Rusia. “Kujtoni si filloi. Jo rikthim të Krimesë të dhënë nga Obama 12 vjet më parë, pa u qëlluar asnjë plumb] dhe jo anëtarësimit në NATO të Ukrainës”, u...