Aksident tragjik në Shkodër! Kamioni përplaset me makinat, një i vdekur e tre të plagosur

Aksident tragjik në Shkodër! Kamioni përplaset me makinat, një i vdekur e tre të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor shkaktoi 1 viktimë dhe 3 të plagosur në aksin që lidh Shkodrën me Kryebushatin. Një kamion u përplas fillimisht me një autoveturë dhe më pas me një makinë tjetër që drejtohej nga Anxhela Hasaj. Për pasojë viktimë mbeti 47-vjeçari Altin Luli, shoferi i njërës prej makinave. Ai ndërroi jetë në vend, ndërsa bashkëshortja me dy fëmijët e mitur që mbeten të plagosur, u nxorën nga automjeti pasi ndërhynë forcat zjarrfikëse. Pamjet nga vendngjarja tregojnë shkatërrimin e plotë që ka pësuar nga goditja automjeti me të cilin lëvizte viktima, ndërsa kamioni që drejtohej nga Hilmi Shkrela, ka përfunduar i përmbysur në mes të rrugës. Tre të plagosurit, gruaja dhe dy fëmijët e mitur të viktimës, janë transportuar në spitalin e Shkodrës...