Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
E rëndë/ Vdes 47-vjeçari shqiptar në Itali pasi u qëllua me armë elektrike nga policia
Një 47-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë një natë më parë në spitalin e Sant’Olcese në Genova, pasi nuk mundi të mbijetojë pas lëndimeve që kishte marrë pas një përlasjeje me policinë. Mediat italiane raportojnë se nga hetimet e para dyshohet e 47-vjeçari shqiptar mund të ketë pësuar arrest kardiak pasi ndaj tij policia përdori armë elektrike. Prokurorja Paola Calleri do të hapë një hetim për vrasje të paqëllimshme dhe ka urdhëruar autopsinë, për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Ky incident ndodh pas rastit të një 57-vjeçari nga Olbia, i cili gjithashtu kishte vdekur pas përdorimit të tazerit nga policia.