Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Veliaj: Hetimet, të pavlefshme! Avokatët i paraqesin Gjykatës pretendimet e tyre për shkeljet e SPAK
Përmes doktrinës së “Frutit të Pemës së Ndaluar”, Erion Veliaj kërkon që hetimet ndaj tij të shpallen të pavlefshme. Në një dokument me 77 faqe, drejtuar Gjykatës së Posaçme, hartuar nga mbrojtja, ai parashtron argumentet pse sipas kësaj qasjeje që nga pikënisja, hetimet kanë prodhuar një efekt zinxhir të paligjshëm. Pra nëse veprimi fillestar thotë mbrojtja është bazuar në një bërthamë të kalbur, i gjithë hetimi i SPAK si i tillë është i kontaminuar. “Duke qenë se procedimi penal është regjistruar mbi bazën e akteve procedurale të papërdorshme, kjo ka sjellë si pasojë që edhe vetë akti i regjistrimit të procedimit penal të konsiderohet një akt procedural i pavlefshëm”, thanë avokatët. Avokatët e kryetarit të bashkisë së Tiranës thonë se procedimi penal u çel nga...