Vendimi për konstituimin e Kuvendit, Kurti “ul tonet”: Gjithmonë i kemi respektuar aktgjykimet e Kushtetueses!

Vendimi për konstituimin e Kuvendit, Kurti “ul tonet”: Gjithmonë i kemi respektuar aktgjykimet e Kushtetueses!

Me tone të ulura, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se ekzekutivi i drejtuar prej tij i ka respektuar të gjitha aktgjykimet e lëshuara nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Këto komente, Kurti i bëri pasi u pyet nga gazetarët nëse ai dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, do të respektojnë aktgjykimin e Kushtetueses lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit. Në 8 gusht, Kushtetuesja nxori njoftimin për aktgjykimin për këtë çështje, por ende gjykata më e lartë në vend nuk e ka publikuar aktgjykimin e plotë. “Nuk ka asnjë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që Qeveria e Kosovës me mua si kryeministër nuk e ka respektuar. Dhe, nuk ka asnjë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, të cilin edhe unë si kryetar i LVV-së, si subjekti...