U regjistrua si votues në Durrës/ Juristi: Veliaj ka humbur zyrtarisht mandatin! Ja ç’thotë Ligji

U regjistrua si votues në Durrës/ Juristi: Veliaj ka humbur zyrtarisht mandatin! Ja ç’thotë Ligji

Ministria e Brendshme ka nxjerrë listën përfundimtare për vendvotimet e posaçme të politikanëve që ndodhen në burg, për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Nga ajo u vu re se Erion Veliaj nuk do të votojë pranë Parkut Olimpik në Tiranë, por është regjistruar si banor i Njësisë Administrative Durrës dhe do të votojë në burgun e Durrësit, nga ku do të duhet të bëjë zgjedhjen e tij mes listave të qytetit bregdetar. Në lidhje me këtë fakt, ka ardhur dhe një reagim nga juristi pranë PD-së, Marash Logu, i cili në një postim në rrjetet sociale thotë se tashmë Erion Veliaj e ka humbur zyrtarisht mandatin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Deklaratën e tij ai e bazon tek neni 61, pika 1, gërma “c”,...