Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Trump pret udhëheqësit europianë: Një ditë e madhe në Shtëpinë e Bardhë! Një nder për Amerikën!
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka postuar në rrjetet sociale në minutat e fundit, duke e quajtur ditën e sotme një “ditë të madhe në Shtëpinë e Bardhë”. “Nuk kemi pasur kurrë kaq shumë udhëheqës evropianë këtu në të njëjtën kohë“, shkroi ai në llogarinë e tij në Truth Social. “Një nder i madh për Amerikën!!!! Le të shohim se cilat do të jenë rezultatet???“, shton më tej ai, ku duket entuziast. Ndërkohë, Agjencia Ukrinform raporton se Volodymyr Zelensky do të takohet me të dërguarin e SHBA-së Keith Kellogg në Uashington përpara bisedimeve të tij me Trump. Top Channel