Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksident i trefishtë në aksin Berat-Dimal, plagosen drejtuesit e automjeteve
Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në fshatin Moravë pasditen e sotme. Tre mjete janë përplasur mes njëra-tjetrës,ndërkohë që janë lënduar lehtë tre drejtuesit e tyre.Në aksident janë përfshirë: mjeti tip Opel,me targa AA 767 TK, mjeti tip Fiat, me targa AA 966 CE dhe mjeti, tip furgon, me targa AA 815 SP. Tre drejtuesit e mjeteve u dërguan në spitalin e Beratit. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore, që po kryejnë kqyrjen e vendngjarjes, për të zbardhur dinamikën e aksidentit.