Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
A e ndërpreu Priscilla Presley qëllimisht jetën e vajzës? Akuza të rënda nga ish-bashkëpunëtorët
Dy ish-bashkëpunëtorë të Priscilla Presley, Brigitte Kruse dhe Kevin Fialko, e kanë paditur këtë javë në Gjykatën e Los Anxhelosit, duke e akuzuar për mashtrim, shkelje kontrate dhe përfitim të paligjshëm. Në padi thuhet se Presley kërkonte të siguronte kontroll të plotë mbi pasurinë e Elvis Presley-t, madje duke përshpejtuar vdekjen e vajzës së saj, Lisa Marie Presley. Sipas tyre, kur Lisa Marie pësoi arrest kardiak në janar 2023, Priscilla dha leje për ta shkëputur nga aparaturat, ndonëse vajza kishte lënë me shkrim që t’i zgjatej jeta sa më gjatë. Paditësit thonë gjithashtu se ajo i la pa pagesë pas ndihmës që i dhanë për të stabilizuar financat dhe për projektin filmik “Priscilla”. Avokati i saj i mohon akuzat dhe i cilëson si “të turpshme...