Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ku ndodhen Çopja e Çela? Si u gjunjëzua perandoria kriminale nga SPAK
Arrestimet e Çopjës dhe Çelës shënuan gjunjëzimin e një perandorie kriminale, që kishte investuar miliona në resorte turistike, vila, apartamente luksoze, madje edhe në tokë bujqësore në Shqipëri dhe Amerikën Latine. Franc Çopja, i arrestuar në Dubai në fund të vitit 2023 dhe i ekstraduar në Belgjikë, po gjykohet për vrasje dhe drejtim organizate kriminale. Ndërkohë, Ervis Çela, i cili kishte qenë në arrati për 11 vjet, u kap më 29 qershor të këtij viti në fshatin bregdetar të Qeparoit, duke i dhënë fund një kërkimi shumëvjeçar nga autoritetet shqiptare dhe italiane. Ai është dënuar me 30 vite heqje lirie, ndërsa i kanë mbetur për të vuajtur një dënim prej 21 vjetësh burg për vrasje, rrëmbim, përpjekje për fshehje të trupit, kërcënime, mbajtje të paligjshme...