Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
U qëllua me armë elektrike nga karabinierët! Vdes tragjikisht shqiptari në Itali
Një 47-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë të dielën në mbrëmje në Sant’Olcese, në kodrat mbi Xhenova, pas një ndërhyrjeje të karabinierëve. Hetuesit dyshojnë se përdorimi i armës elektrike nga policia mund të ketë shkaktuar një arrest kardiak te shqiptari, sipas mediave italiane. Prokurorja Paola Calleri ka urdhëruar hapjen e një hetimi për vrasje të paqëllimshme dhe ka kërkuar kryerjen e autopsisë, për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Ky incident ndodh pas një rasti të ngjashëm në Olbia, ku një 57-vjeçar kishte humbur jetën pas përdorimit të tazerit nga policia, duke rritur shqetësimin mbi përdorimin e armëve elektrike nga autoritetet.