Serbia forcon ushtrinë me Izraelin, nënshkruan kontratë 1,63 mld dollarë për teknologji ushtarake të avancuara

Serbia forcon ushtrinë me Izraelin, nënshkruan kontratë 1,63 mld dollarë për teknologji ushtarake të avancuara

Serbia ka nënshkruar një kontratë rekord me kompaninë izraelite të mbrojtjes “Elbit Systems”, në vlerë prej 1,63 miliardë dollarësh për furnizimin me sisteme të avancuara ushtarake gjatë pesë viteve të ardhshme. Edhe pse zyrtarisht vendi nuk u bë publik, mediet izraelite si Globes dhe Times of Israel raportojnë se bëhet fjalë për Serbinë. Marrëveshja përfshin një sërë sistemesh moderne, përfshirë artileri raketore me precizion të lartë dhe dronë të niveleve të ndryshme, nga ata personalë deri tek platformat strategjike pa pilot. Përveç kësaj, Serbia do të pajiset me teknologji të inteligjencës dhe mbikëqyrjes, duke përfshirë sistemet SIGINT, COMINT dhe të luftës elektronike. Paketës i shtohen pajisje elektro-optike, sisteme për shikim natën dhe përmirësime të konsiderueshme për automjetet luftarake. Një komponent kyç i marrëveshjes është digjitalizimi i...