Asambleja ende pa një datë, Rama mban në ankth socialistët për qeverinë e re

Asambleja ende pa një datë, Rama mban në ankth socialistët për qeverinë e re

Socialistët po shijojnë javën e fundit të pushimeve zyrtare të verës, përpara se të njihen me ndryshimet që Edi Rama ka menduar për qeverinë e katër viteve të ardhshme. Kësaj here ai ka vendosur t’i lërë të gjitha për në fund të verës, duke mbajtur në ankth socialistët, shkruan A2 CNN. Në ditën e fundit të korrikut, Kryeministri Edi Rama mblodhi kabinetin qeveritar për t’i çuar me pushime dhe për t’u lënë takim në fund të gushtit. Por situata e rënduar me zjarret dhe dëmet që ato shkaktuan la në punë disa prej ministrave, të cilët duhet të ishin në krye të detyrës për të menaxhuar situatën. Të tjerët shfrytëzuan ditët e nxehta të gushtit për të marrë rreze në plazhet e Shqipërisë, pasi ministrat...