Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Rubio mohon: Krerët europianë nuk po vijnë me Zelenskyn që ta mbrojnë prej “bullizimit”!

Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Rubio mohon: Krerët europianë nuk po vijnë me Zelenskyn që ta mbrojnë prej “bullizimit”!

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, insistoi përpara takimit të Washingtoni se udhëheqësit europianë që i bashkohen Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në bisedimet me kreun e Shtëpisë së Bardhë Donald Trump, “nuk po shkojnë atje që të parandalojnë bullizimin e tij, apo nënshkrimin e një “marrëveshjeje të pafavorshme”, por insistoi se ata janë ftuar nga administrata amerikane. “Kjo nuk është e vërtetë. Ata nuk do të vijnë këtu për të parandaluar ngacmimin e Zelensky-t. Ata po vijnë këtu sepse kemi punuar me europianët. Javën e kaluar folëm me ta. Në i ftuam të vinin, dhe ata vijnë sepse zgjodhën vetë ta bënin një gjë të tillë”, shprehet Marco Rubio. Zelensky dhe udhëheqësit europianë janë planifikuar të takohen me Trump në Uashington, si një vazhdim i...