Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, pranga për 59-vjeçarin në Mirditë

Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, pranga për 59-vjeçarin në Mirditë

Një 59-vjeçar është arrestuar në Mirditë pasi u kap në flagrancë duke u kujdesuar për bimë narkotike. Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale F.B., kishte kultivuar kanabis në një parcelë në fshatin Shpërdhazë. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Njoftimi i policisë: Mirditë/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë operacionit, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar në një parcelë në fshatin Shpërdhazë, 59-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrolleve në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Shpërdhazë, njësia administrative...