‘Qytetarëve u shitet rijetëzim, por është betonizim’/ Hoxha: Pas projektit të stadiumit të Vlorës fshihen klientët e qeverisë dhe lidhjet me Turqinë

‘Qytetarëve u shitet rijetëzim, por është betonizim’/ Hoxha: Pas projektit të stadiumit të Vlorës fshihen klientët e qeverisë dhe lidhjet me Turqinë

Këshilltari i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Vlorës, Atird Hoxha, ka reaguar në një intervistë për Syri TV lidhur me projektin e 'rijetëzimit' të zonës sportive në qytet. Ai u shpreh se opozita nuk është kundër rikualifikimit të ambienteve sportive dhe rekreative për të rinjtë dhe qytetarët, por kundërshton faktin që projekti në masën 85% është i shoqëruar me kulla dhe ndërtime që, sipas tij, u shërbejnë interesave të klientëve të qeverisë. “Ne nuk mund të pranojmë që nga një ambient sporti të kthehet në një hapësirë për pasurimin e qeverisë dhe për pastrimin e parave, siç është përmendur edhe në një artikull të Telegraph”, theksoi Hoxha. Ai akuzoi se pas projektit qëndrojnë klientë të qeverisë, duke përmendur konkretisht biznesmenin Sinan Idrizi, administrator i...