Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës, zëvendëskryeministrja Balluku inspekton punimet për ndërtimin e stacioneve

Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës, zëvendëskryeministrja Balluku inspekton punimet për ndërtimin e stacioneve

Zëvendëskryeministrja Balluku, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës ka inspektuar punimet në ndërtimin e hekurudhës. Puna për ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës vijon me ritëm të avancuar për të pasur një projekt të përfunduar me kushte bashkëkohore. Risia do të jetë se do krijojë lidhjen e aeroportit me Stacionin e Trenit. Projekti në Stacionin e Trenit në kryeqytet parashikon një ndërtesë qendrore me peronët nëntokë, katin zero që do të jetë zonë komerciale dhe kati i dytë dhe i tretë ku do të zhvendosen zyrat e Hekurudhës Shqiptare.