Akuzat për ndalimin e rrjedhjes së naftës, Ukraina i kundërpërgjigjet Hungarisë

Akuzat për ndalimin e rrjedhjes së naftës, Ukraina i kundërpërgjigjet Hungarisë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës i është kundërpërgjigjur Hungarisë, pasi kjo e fundit tha se rrjedha e naftës ruse në vend ishte ndalur pas një sulmi ndaj një tubacioni nga Kievi. “Ukraina ka sulmuar përsëri tubacionin e naftës që të çon në Hungari, duke i ndërprerë furnizimet”, shkroi ministri i Jashtëm i Hungarisë në një postim në rrjetin social ‘X’. “Ky sulm i fundit kundër sigurisë sonë energjetike është skandaloz dhe i papranueshëm!”, vijoi ai më tej, shkruan A2 CNN. Peter Szijarto akuzoi Brukselin dhe Kievin se “po përpiqen ta fusin Hungarinë në luftë” me Rusinë. “Le të jem i qartë: kjo nuk është lufta jonë”, shtoi ai, shkruan A2 CNN. “Ne nuk kemi të bëjmë fare me të, dhe për sa kohë që ne...