Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nga “Epoka” në Rinas, stacionet e reja të hekurudhës drejt përfundimit
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka inspektuar sot, 18 gusht, punimet për ndërtimin e stacioneve në linjën hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës. Sipas saj, linja hekurudhore ka hyrë tashmë në një fazë të avancuar, ndërsa ndërtimi i stacioneve po e afron projektin drejt përfundimit. Në kantieret aktuale janë nisur punimet civile për stacionet e vogla në Kashar, Sukth dhe Shkozet. Stacionet e Tiranës dhe Vorës zënë rreth 500 m², ndërsa ai në Durrës shtrihet deri në 2,000 m². Stacioni te Universiteti Epoka në Laknas është i ri dhe lidhet me zonën e aeroportit, ku pritet të ndërtohet një stacion qendror. Ky stacion do të ketë katin e parë për hapësira komerciale, ndërsa kati i dytë dhe i tretë do të strehojnë zyrat qendrore të hekurudhës...