Napoli merr masa emergjente pas dëmtimit të Lukakut, ja sulmuesi i preferuar i Contes

Napoli merr masa emergjente pas dëmtimit të Lukakut, ja sulmuesi i preferuar i Contes

18 Gusht 2025 14:22 Alfred Lleshi Napoli merr masa pas dëmtimit të Romelu Lukakut. Lëndimi i sulmuesit belg, që do ta detyrojë të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të gjatë (në pritje të afateve më të sakta të rikuperimit), e detyron në fakt klubin “axurr” të ndryshojë planet e merkatos. Bëhet tashmë më konkrete nevoja për kampionët e Italisë që të shtojnë në skuadër një tjetër sulmues për ta vendosur përkrah Lorenzo Lucca. I preferuari i Antonio Contes është Joshua Zirkzee. Trajneri salentin ka kërkuar holandezin, i lindur në vitin 2001, nën kontratë me Manchester United deri më 2029, edhe për shkak të aftësisë së tij për t’u përshtatur në fushë (mund të luajë edhe si anësor, e njeh mirë Serie A, nuk ka...