Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Aksident tragjik në aksin Shkodër-Bushat, një viktimë e 3 të plagosur
Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të hënë në aksin rrugor Shkodër–Bushat. Një kamion është përplasur me dy automjete, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur tre të tjerë. “Rreth orës 12:10, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, kamioni me drejtues shtetasin H. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. L. dhe më pas me automjetin me drejtuese shtetasen A. H. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar dhe janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv