Putin telefonon homologun e Afrikës së Jugut, Kremlini: Ramaphosa shprehu mbështetje për zgjidhjen paqësore të krizës ukrainase

Putin telefonon homologun e Afrikës së Jugut, Kremlini: Ramaphosa shprehu mbështetje për zgjidhjen paqësore të krizës ukrainase

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij të Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, për të ndarë rezultatet e samitit të tij në Alaskë me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, sipas Kremlinit. “Cyril Ramaphosa shprehu mbështetje për përpjekjet e vazhdueshme diplomatike që synojnë një zgjidhje paqësore të krizës ukrainase”, tha Kremlini në njoftimin e tij të bisedës telefonike. “U konfirmua angazhimi i ndërsjellë për të zhvilluar më tej partneritetin gjithëpërfshirës strategjik ruso-afrikano-jugor dhe bashkëpunimin e ngushtë midis dy vendeve në platformat ndërkombëtare”, shtoi Kremlini. Sot pasdite pritet takimi mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky. Pak ditë më parë, Trump zhvilloi një takim ‘kokë më kokë’ me liderin rus, Vladimir Putin. Top Channel