Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksident i rëndë në Shkodër, kamioni përplasety me makinën/ Ndërron jetë kryefamiljari, plagosen bashkëshortja dhe dy fëmijët e mitur
Një aksident i rëndë rrugor shkaktoi 1 viktimë dhe 3 të plagosur në aksin Shkodër-Lezhë. Një kamion u përplas fillimisht me një autoveturë që drejtohej nga një burrë, dhe më tej me një makinë tjetër që drejtohej nga një grua. Për pasojë ndërroi jetë shoferi i makinës elektrike, A. L, 47 vjeç. Shkaqet ende po hetohen ndërsa për nxjerrjen e personave nga makinat ndërhynë dhe forcat zjarrfikëse. Automjeti elektrik thuajse është shkatërruar plotësisht. Tre të plagosurit, të cilët janë bashkëshortja dhe dy fëmijët e mitur të viktimës, janë transportuar në spitalin e Shkodrës ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor, por raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Shkodër/Informacion shtesë Në vijim të informacionit të dhënë më parë, për aksidentin e ndodhur...