Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ushtria europiane brenda territorit Ukrainas? Meloni tensione me Macron para takimit me Trump: Rusia me 1.3 milionë ushtarë, sa do dërgojmë ne ?
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, dje u shpreh para “koalicionit të të Vullnetshmëve” se tani është e nevojshme të mbështeten përpjekjet e presidentit amerikan Donald Trump, duke theksuar: “Ta sulmosh do të thotë të prishësh gjithçka”. Ajo paralajmëroi se presioni dhe durimi janë thelbësorë për të shmangur çdo keqkuptim që mund të minojë negociatat për paqen në Ukrainë. Meloni ndaloi fillimisht në Romë për të ndjekur videokonferencën e “të Vullnetshmëve” dhe për të përcaktuar një linjë të përbashkët që do të prezantohet në Shtëpinë e Bardhë, ku liderët kryesorë europianë, përfshirë presidenten e BE-së Ursula von der Leyen dhe kreun e NATO-s Mark Rutte, do të takojnë Trump dhe Zelensky. Më pas, kryeministrja u drejtua për në Washington, duke ruajtur kontakte të vazhdueshme përmes telefonit. Qëllimi...