VIDEO – Aksidenti me pasoja fatale në Beltojë të Shkodrës, policia jep detajet e ngjarjes së rëndë…

VIDEO – Aksidenti me pasoja fatale në Beltojë të Shkodrës, policia jep detajet e ngjarjes së rëndë…

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në zonën e Beltojës, afër kryqëzimit të Kryebushatit, ku një veturë është përplasur me një kamion. Nga informacionet paraprake, mësohet se një person ka humbur jetën dhe ka mbetur i bllokuar brenda automjetit, Altin Lulo, 47- vjeç. Raportohet edhe për të plagosur. Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e të aksidentuarit dhe për pastrimin e zonës. Policia po heton shkaqet e aksidentit dhe po menaxhon trafikun në këtë pjesë të rrugës. Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 12:10, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, kamioni me drejtues shtetasin H. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. L. dhe më pas me automjetin me drejtuese shtetasen A. H. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën...