No Image Available

Fluks i lartë në Kakavijë, mbi 13 mijë shtetas kaluan kufirin në 24 orë

KAKAVIJË- Pika kufitare e Kakavijës ka regjistruar një fluks të lartë lëvizjesh në hyrje dhe dalje të territorit shqiptar. Sipas të dhënave zyrtare, bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë kaluar gjithsej 13,611 shtetas, nga të cilët 5,595 në hyrje dhe 8,016 në dalje. Këto shifra kanë shënuar rritje prej 685 shtetasish më shumë, në krahasim me një ditë më parë. Gjithashtu, gjatë së njëjtës periudhë kanë kaluar 4,369 mjete, përkatësisht 1,532 në hyrje dhe 2,837 në dalje. Lidhur me këtë situatë, autoritetet kanë marrë masat për përballimin dhe evitimin e radhëve të gjata. Pala shqiptare ka vënë në funksion 4 sportele në dalje dhe 3 sportele në hyrje, duke garantuar ecurinë normale të qarkullimit të udhëtarëve. Ashtu siç u paralajmërua më herët nga ekspertët, fluksi...