Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Zona turistike e Spillesë me impiant të veçantë për ujërat e përdorura, projekti
Qeveria synon të investojë në një impiant të veçantë për trajtimin e ujërave të përdorura specifikisht për zonën e Spillesë, duke e argumentuar këtë edhe me potencialin turistik të zonës.Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK) njoftoi së fundmi autoritetet për projektin, duke kërkuar lejet e nevojshme për zbatimin e tij dhe duke dhënë një përmbledhje të ndikimeve që do të ketë ky investim.AKUK vlerëson se zona, edhe pse me një numër të kufizuar banorësh, gjatë sezonit turistik sheh një rritje të dukshme të frekuentimit.“Zona e Spillesë ka rezultuar me një popullsi prej 3310 banorësh, që në muajt e verës rritet akoma më shumë për shkak të kthimit të emigrantëve dhe turistëve. Për këtë arsye, zona është e barazvlefshme me një zonë me popullsi rreth 20,000 banorësh,...